Ballina Sport Futbollisti mbante në gojë një monedhë për syrin e keq, e gëlltit...

Futbollisti mbante në gojë një monedhë për syrin e keq, e gëlltit aksidentalisht dhe ndërron jetë

14
0

Një tragjedi goditi futbollin në Burundi: Igiraneza Aime Gueric, mesfushor i Les Guêpiers du Lac, u nda nga jeta gjatë një ndeshjeje kundër LLB Amasipiri Never Give Up në 20 dhjetor.

Sipas dëshmitarëve, shkak për vdekjen e tij ishte një monedhë që ai mbanin në gojë dhe që aksidentalisht e gëlltiti gjatë lojës.

Takimi u zhvillua në Qendrën Teknike Kombëtare të Ngaraga-s dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore, futbollisti nuk mundi të shpëtohej dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Federata e Futbollit e Burundi i shprehu ngushëllime familjes dhe klubit, pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Sipas raportimeve lokale, monedha që Guéric mbante në gojë lidhej me ritet e magjisë, e përdorur shpesh nga disa lojtarë në vend. Megjithëse futbollisti kishte mohuar më parë përdorimin e praktikave të tilla, fenomeni i supersticioneve mbetet i pranishëm në futbollin e Burundit, duke krijuar shpesh kosto shtesë për klubet dhe lojtarët me pak burime financiare.

Ngjarja ka shkaktuar një tronditje të madhe në komunitetin sportiv dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe përdorimin e objekteve supersticioze në fushë. Federata e Futbollit të Burundi ende nuk ka publikuar detaje të mëtejshme mbi hetimin e vdekjes së Igiraneza Aimé Guéric.