Ballina Europë Meloni batuta me stafin në Kryeministri: 2025-a ishte e vështirë, por mos...

Meloni batuta me stafin në Kryeministri: 2025-a ishte e vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq!

28
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri stafit të Zyrës së Kryeministrit, nuk i ka kursyer batutat. Ajo këshilloi stafin e saj që të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë gjatë festave të Krishtlindjeve, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune.

Gjatë një takimi të zhvilluar të martën në oborrin e Zyrës së Kryeministrit, Meloni falënderoi bashkëpunëtorët e saj për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit që po mbyllet. “Ju dua. Ne jemi një familje dhe luftojmë gjatë gjithë vitit”, u shpreh ajo.

Kryeministrja iu drejtua stafit edhe me nota humori, duke thënë se viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë, por se sfidat do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm. “Mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, tha ajo me shaka.

Në përfundim, Meloni theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat që e presin vendin, duke shtuar se pushimi gjatë festave është i domosdoshëm për të vazhduar punën me energji të reja dhe për t’i dhënë përgjigjet e nevojshme Italisë.