Ballina Politika Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vazhdon mashtrimin: Do vazhdojmë të rrisim...

Onkologjiku në gjendje të mjeruar, Rama vazhdon mashtrimin: Do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët, premton “IA” në shëndetësi

25
0

Ndërsa spitali Onkologjik vijon të denoncohet për kushte të rënda, mungesë barnash dhe shërbime të papërshtatshme për trajtimin e kancerit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë sërish për “vizionin e së ardhmes”, duke premtuar inteligjencë artificiale në shëndetësi dhe transformim të QSUT-së.

Në një deklaratë nga spitali “Nënë Tereza”, Rama tha se në buxhet janë parashikuar fonde për rimbursimin e 400 pacientëve.

“Do vazhdojmë me transformimin e QSUT. Do vazhdojmë të rrisim pagat. Do bëjmë dhe vjetërsinë në punë”, tha Rama, duke shtuar se indeksimi i pagës mbi bazën e vjetërsisë do të vlejë si për mjekët, ashtu edhe për infermierët.

Megjithatë, këto premtime bien ndesh me realitetin e përditshëm në spitale, ku stafi mjekësor vijon të largohet nga vendi, i zhgënjyer nga kushtet e punës dhe mungesa e mbështetjes reale.

“Faktikisht kemi vendosur në buxhet, kapacitet për të rimbursuar 400 pacientë. Të gjithë këto gjëra që ndodhin këtu janë pjesë e këtij vizioni dhe ndryshe nga vendet e tjera. Do vazhdojmë me transformimin e QSUT. Ju e dini, do vazhdojmë të rrisim pagat. Do bëjmë dhe vjetërsinë në punë. Ideksimi i pagës mbi bazën e vjetërsisë në punë. Kjo do vlejë qoftë për mjekët, qoftë për infermierët. Të fusim sa më shpejt AI në procesin e trajtimit të pacientëve. Do e rrisim cilësish edhe vitin e ardhshëm shërbimin tonë shëndetësor”, tha ai.