Pedri gjatë një interviste ka shprehur dëshirën që të luajë sërish me Lionel Messin te Barcelona.
Mesfushori spanjoll po ashtu tha se po ta dinte që ylli argjentinas, do ta vizitonte stadiumin “Camp Nou”, do ishte gati të shkonte vetëm për ta takuar atë.
“Sa do doja që të takoja Messin kur ai vizitoi Camp Nou-n.
Edhe nëse do ishte një kohë e shkurtër.
“A do doja të luaja sërish me të?
Sigurisht që po, ai është më i miri në histori. Ai më ndihmoi shumë kur luajtëm së bashku”, u shpreh Pedri.
Kujtojmë se gjasat që Messi të rikthehet në Barcelona pothuajse janë shuar, pasi futbollisti argjentinas ka vazhduar kontratën me Inter Miamin.







