Dukej e pamundur, por në fund, Manchester United hoqi dorë dhe i lejoi Marcus Rashford të merrte frymë më lirshëm diku tjetër, në Spanjë dhe te Barcelona.
Një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje për 30 milionë euro po i jep të drejtë trajnerit Hansi Flick.
Karriera e sulmuesit 28-vjeçar me fanellën “blaugrana” ka rifilluar, me 7 gola dhe 8 asiste në 24 ndeshje gjithsej. Por, mbi të gjitha, një përshtatje të shpejtë me punën e Barcelonës dhe trajnerit gjerman.
Shtypi katalanas e përshkruan si një lojtar shumë të vlerësuar në dhomat e zhveshjes.
E ardhmja e tij nuk është vendosur ende nga drejtuesit e klubit katalanas, por Rashford ka ide shumë të qarta për këtë çështje: “Është e qartë: ajo që dua është të qëndroj te Barça“, deklaroi ai në një intervistë me “SPORT”.
“Është një qëllim përfundimtar, por nuk është arsyeja pse stërvitem shumë dhe jap gjithçka. Qëllimi është të fitoj. Barça është një klub fantastik, i madh, i ndërtuar për të fituar tituj“, shtoi Rashford.
“Këtu ka presion, por nuk është presion negativ: është presioni që dëshiron kur je lojtar. Unë e dua dhe gjithmonë e kam dashur. Nuk mund të qëndroj në një vend ku nuk ka kërkesa të mëdha“, tha Rashford.
“Është më e vështirë për mua të qëndroj i motivuar dhe të jap më të mirën time në një klub ku kërkesat nuk janë më të lartat. Jam në vendin dhe mjedisin e përsosur për të vazhduar karrierën time, kështu që përpiqem të jap gjithçka çdo ditë për të ndihmuar ekipin të fitojë. Do të shohim se çfarë ndodh këtë verë“, deklaroi sulmuesi anglez.







