Ballina Aktualitet Skandali/ Ushtari i bandave, Ilir Proda arrestoi protestuesit pa prova! Njëri, shqiptar...

Skandali/ Ushtari i bandave, Ilir Proda arrestoi protestuesit pa prova! Njëri, shqiptar nga Kosova që donte një foto me Berishën

37
0

Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, policia shoqëroi ‘në mënyrë të paligjshme’ disa protestues pas protestës kombëtare të organizuar nga PD para kryeministrisë pasditen e 22 dhjetorit.

Fakti që arrestimet ishin të paligjshme u konfirmua sot edhe nga Gjykata e Tiranës pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë për 4 protestuesit.
“Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmerise se arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdherimin e lirimit te menjehershem te tyre. 3. Rrezimin e kerkeses per vendosje mase sigurimi” thuhet në vendimin e sotëm të gjykatës.

Avokatja Eda Grimci, mbrojtëse ligjore e disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së opozitës zbuloi skandalin. Personat e arrestuar nuk rezultonin në pamje filmike që kishin filmuar policët e Prodës pasditen e protestës dhe ishin sjellë si provë në gjykatë për prangosjen e tyre.

Të gjitha provat të cilat policia dhe organi i akuzës kishte paraqitur në dosje, ishin disa pamje të bëra nga celularët e efektivëve civilë që pretendonin që kanë qenë në protestë dhe asnjë nga ato pamje nuk përkonte me asnjë nga të arrestuarit. Arrestimet janë bërë për statistikë.. pasi personat kanë qenë duke protestuar paqësisht

Skandali bëhet edhe më i madh, pasi njëri prej personave të ndaluar ka qenë shtetas kosovar i cili kishte ardhur vetëm për të bërë një foto me doktor Berishën. Nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike i cili mbarte mllefin dhe kishte goditur punonjësit e policisë. Absolutisht, pjesëmarrja e tij në protestë nuk ishte politike, po ishte patriotike.

“Njëri ka qenë shtetas kosovar i cili kishte ardhur vetëm për të bërë një foto me doktor Berishën. Nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike i cili mbarte mllefin dhe kishte goditur punonjësit e policisë. Absolutisht, pjesëmarrja e tij në protestë nuk ishte politike, po ishte patriotike’ tha avokatja. 

Protestuesit e arrestuar

Albin Kryeziu
Erlis Sina
Xhekson Dedaj
Artan Hysenaj

Prononcimi i avokates

Bëhej fjalë për katër të arrestuar dhe bëhej fjalë që provat ishin sjellë për secilin prej tyre veç e veç.
Gjithsesi, gjykata zgjati sepse ne kundërshtuam çdo provë. Kundërshtuam, pikë së pari kundërshtuam arrestin, pasi në këndvështrimin tonë, arresti ishte i paligjshëm dhe kërkuam konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit në flagrancë.

Të gjitha provat të cilat policia dhe organi i akuzës kishte paraqitur në dosje, ishin disa pamje të bëra nga celularët e efektivëve civilë që pretendonin që kanë qenë në protestë dhe asnjë nga ato pamje nuk përkonte me asnjë nga të arrestuarit.

Është bërë kqyrja e çdo prove, është bërë kqyrja e çdo pamje, është bërë dhe leximi i çdo procesverbali. Pra, procesverbalet nuk janë mbajtur në momentin e arrestit. Në momentin që janë arrestuar dhe ne kemi qenë atje dhe kemi dhënë deklaratat, nuk ishin raportet e shërbimit.

Dhe deklaratën e parë që kemi dhënë dhe na është thënë që nuk janë të arrestuar këta persona, por këta persona do të japin një deklaratë si pjesëmarrës në protestë, pra bëhej fjalë për një verifikim.

Mbas katër orësh që i kanë mbajtur atje, na thanë që ka ardhur urdhri nga Drejtoria e Policisë që këta duhet të arrestohen.

Në momentin që kemi kërkuar pamjet filmike, nuk na është vënë në dispozicion asnjë gjë. Prandaj kemi kërkuar edhe përpara gjykatës të njihemi më përpara me dosjen. Jemi njohur me dosjen, jemi njohur me pamjet filmike, dhe në pamje filmike nuk ishte asnjë nga personat e arrestuar.

Arrestimet janë bërë për statistikë, është kjo që edhe kreu i Partisë Demokratike deklaroi që këto arrestime janë bërë për statistikë pasi personat kanë qenë duke protestuar paqësisht. Njëri ka qenë shtetas kosovar i cili kishte ardhur vetëm për të bërë një foto me doktor Berishën. Nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike i cili mbarte mllefin dhe kishte goditur punonjësit e policisë. Absolutisht, pjesëmarrja e tij në protestë nuk ishte politike, po ishte patriotike.

Gazetari: E kishte bërë foton me Berishën?

Avokatja: E kishte bërë dhe është e publikuar. Bëhet fjalë pikërisht për zotin Kryeziu, shtetas kosovar, i cili mbas përfundimit të protestës kishte ardhur në selinë e Partisë Demokratike, kishte bërë foton dhe arrestimi i tij është bërë në momentin që ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, siç ndodh rëndom. Ne shoqërojmë kryetarin në seli dhe kur dalim, jo ne avokatët, por persona të tjerë i arrestojnë sepse i presin që të dalin nga selia e Partisë Demokratike.

Gazetari: Këtë e pohoi klienti juaj?

Avokatja Këtë nuk e pohoi klienti im. Këtë e pohuan edhe raportet e shërbimit që tha që është ndaluar tek parlamenti. Personi në fjalë është ndaluar tek parlamenti. Me provat që ne paraqitëm, provuam që në atë moment që pretendohet që ka bërë akte të dhunshme, ka qenë në seli dhe arrestimi është bërë mbasi kishte mbaruar protesta një orë dhe është bërë pranë parlamentit. Klienti im pohoi që kishte ardhur për të bërë një foto, është shtetas kosovar, dhe nga provat që ishin në dosjen gjyqësore u provua qartësisht që në asnjë nga ato foto, ky person nuk ishte prezent në ato pamje të cilat organi i akuzës kishte dorëzuar si provë në gjykatë. Faleminderit.