Ballina Aktualitet SPAK kërkon dëshminë e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI që u zhduk...

SPAK kërkon dëshminë e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI që u zhduk mistershëm për 10 orë

39
0

Pas goditjes së grupit kriminal në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të shpallur në kërkim, SPAK pritet të marrë dëshminë e Daniel Shimës. Ish-zv.drejtori i AKSHI u zhduk në mënyrë të mistershme disa javë pasi ishte rrëmbyer biznesmeni Gerond Mece. Pas 10 orësh ai u rikthye dhe u paraqit në komisariatin nr.1 dhe deklaroi se kishte patur një zënkë me partneren ndaj ishte larguar. Por SPAK ka dyshime se ai është rrëmbyer dhe shantazhuar për tenderat e AKSHI.

Dëshmia e tij mund të ndihmojë dhe më tej hetimin ndaj grupit kriminal. Ka dyshime se në rastin e rrëmbimit të Shimës janë të përfshirë dhe zyrtarë policie.

Krahas Agasit dhe Beqirit në arrest shtëpie janë Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi, drejtuese të AKSHI.

Hetimet kanë provuar se biznesmeni Mece është rrëmbyer dhe e kanë detyruar të heqë dorë nga ankesat për tenderat.

Vetëm periudhën dhjetor 2024 – shtator 2025, kompania në pronësinë e Agasit, EA Solution, arkëtoi rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t.