Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do ta ketë shumë të vështirë për të zgjedhur 26 lojtarët që do të marrë me vete në Kupën e Botës 2026.
Sipas asaj që zbulon “Marca”, një nga emrat e njohur që mund të mbetet jashtë listës është Den Hujisen.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i transferuar verën e kaluar nga Bournemouth te Real Madrid për 60 milionë euro, pavarësisht se e nisi shumë mirë te “Los Blancos”, ka pasur një rënie të madhe të formës në javët e fundit, gjë që ka vënë në dyshim praninë e tij në Botëror.
Një tjetër faktor që mund të lërë jashtë Hujisen është edhe rikthimi në La Liga, i Aymeric Laporte, i cili po shkëlqen tek Athletic Bilvbao dhe momentalisht është më avantazhuar se Hujisen për të marrë ftesën për në SHBA.







