Ballina Europë Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i...

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

26
0

Një  tragjedi ka ndodhur këtë të mërkurë në Portugali ku një burrë 43-vjeçar goditi për vdekje me thikë djalin 13-vjeçar të ish-partneres së tij.

Sulmuesi e kishte mbajtur nënën e fëmijës në shtëpinë e saj në Tomar të Portugalisë, përpara se të vriste veten.  Autoritetet thonë se vrasësi 43-vjeçar portugez , Goncalo Carvalho, e vrau fëmijën duke shkaktuar një shpërthim gazi që plagosi edhe një oficer policie.Sipas Daily Mail, 13-vjeçari Alfie Hallett u vra brenda shtëpisë së familjes së tij, ndërsa nëna e tij u sulmua nga ish-partneri i saj, i cili më pas e lidhi.

Pasi arriti të lirohej, nëna kërkoi ndihmë nga fqinjët dhe u dërgua në spital, pasi kishte shenja dhune. “Ajo ishte shumë e frikësuar, ishte goditur shumë keq në fytyrë . Më dukej sikur kishte thyer edhe dhëmbët. Kishte shumë gjak në duar dhe shirit plastik rreth duarve dhe kyçeve të këmbëve”, tha një fqinj.

Si autori i krimit, ashtu edhe i mituri u gjetën me plagë të shumta me thikë. Sipas CNN Portugal, 43-vjeçari ishte dënuar më parë për vrasjen e një burri, të cilin e kishte therur 35 herë. Carvalho kaloi pothuajse 15 vjet në burg dhe u lirua para kohe për sjellje të mirë. I riu Alfie kishte raportuar incidente të dhunës në familje midis viteve 2022 dhe 2023.

Sipas SIC Notícias, pas një incidenti në vitin 2023, çifti u nda, megjithëse fqinjët raportuan se burri vazhdoi ta vizitonte shpesh shtëpinë. Nëna 43-vjeçare e Alfie-t kishte raportuar ish-partnerin e saj, pasi ai përpiqej ta kontrollonte dhe shpesh flinte në makinën e tij jashtë shtëpisë.

Policia beson se Carvalho fillimisht sulmoi nënën dhe më pas e goditi me thikë Alfie-n, ndërsa më pas përdori të njëjtën thikë për të plagosur rëndë veten dhe u bllokua në shtëpi.