Ballina Sport Vllaznia rikthehet te fitorja, barazim mes kaosit te Elbasani-Tirana

Vllaznia rikthehet te fitorja, barazim mes kaosit te Elbasani-Tirana

13
0

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e fundit të javës së 18-të në Superiore. Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa mundi 3-2 Flamurtarin. Me këtë sukses, shkodranët e shohin veten në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa vlonjatët janë të parafundit.

Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Tiranës. Një sfidë kjo ku nuk mungoi tensioni, pasi në mesin e pjesës së dytë, bardheblutë u larguan përkohësisht nga fusha e lojës për shkak të një penalltie të dhënë për skuadrën nga Elbasani. Elbasani është në vendin e dytë ndërsa Tirana mbyll klasifikimin.