Ballina Aktualitet Kryemadhi i ‘rrëmben’ Sashën Ilirit! Ish-deputetja uron Krishtlindjet me foton nga shtëpia

Kryemadhi i ‘rrëmben’ Sashën Ilirit! Ish-deputetja uron Krishtlindjet me foton nga shtëpia

28
0

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, e cila prej kohësh ka “devijuar” nga rruga e politikës, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjeve.  Por, ashtu si dhe gjithmonë pa lënë anash “thumbat” dhe “ngacmimet”, edhe në këtë urim Mona ka vendosur që të vijë “vetvetja”.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet me Sashën, të cilën më herët na i ka prezantuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Sasha për familjen Kryemadhi-Meta ka qenë një pjesëtare e veçantë dhe gjithmonë ka pasur vendin e saj.

Përpos urimit, Mona është ndalur edhe te situata që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip Albania, ku konkurrenti Ilir Vrenozi u përplas me banorin tjetër të shtëpisë, Juxhinin.

Duke qenë se Kryemadhi është opinionistja e Big Brother Vip, dashur pa dashur Iliri është bërë pjesë e darkës së saj të Krishtlindjeve!

“Gëzuar Krishtlindjet nga ne…Sasha ka opinionet e saj mbi debatet e fundit në BB Vip Albania 5”, shkruan Kryemadhi.