Regjistrohen tingujt e stuhive të pluhurit në planetin Mars. Roveri Perseverance ka dërguar regjistrimet, dhe pamjet së bashku me audion e fenomenit janë publikuar nga NASA.
Për dekada, shkencëtarët kanë dyshuar që pluhuri që transportohet nga era marsiane mund të akumulonte mjaftueshëm elektricitet statik për të shkaktuar shkarkime të vogla elektrike, gjë që tashmë është verifikuar e faktuar me videon e fundit.
Regjistrimi është marrë në kraterin Jezero, dhe është hera e parë që, falë mikrofonit të SuperCam të instaluar në Rover, është arritur të regjistrohen tingujt e shkarkimeve elektrike të stuhive, që janë vorbulla pluhuri të shkaktuara nga era.
Nuk janë aq spektakolare si rrufetë në Tokë dhe as aq të mëdha, por janë shumë të vogla, të kufizuara në pak centimetra.







