Ballina Aktualitet Njësoj si Palestina e Somalia/ Shqipëria ndër 10 vendet e para në...

Njësoj si Palestina e Somalia/ Shqipëria ndër 10 vendet e para në botë për ‘largimin e trurit’

26
0

Shqipëria është ndër 10 vendet e para në botë për sa i përket ‘largimit të trurit’.

Kështu thuhet në një indeks të publikuar nga ‘The Global Economy’.

Shqipëria renditet në mesin e disa prej vendeve më të varfra në botë, përfshi këtu edhe Ukrainën në luftë.

Në listën e këtyre vendeve përfshihen edhe Palestina, Eritrea, Somalia, Haiti e Sudani.

Shqipëria është në vendin e 8 me një indeks prej 8.3 pikësh nga 10 në total.

Largimi i trurit ka njohur një rritje të konsiderueshme gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas të dhënave, vendi ynë shënonte indeksin më të ulët në vitin 2013, me 6.6 pikë.

Por më pas nisi rritja galoponte, e cila përkon sigurisht me emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë qeverisjes së Ramës.

Të fundit në listë për largimin e trurit janë shtete si Australia, Norvegjia, Suedia, Katari, Kandaja e Danimarka.