Ballina Kronika Plagosje me thikë në Kavajë, ndalohet autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Plagosje me thikë në Kavajë, ndalohet autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

26
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen nr. 2 të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.

Mësohet se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa dyshohet se ai është një person me probleme të shëndetit mendor.

Ai raportohet se ka hyrë në një nga bizneset e Artur Ligejas, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë.

Policia ka marrë në pyetje edhe personin e plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.