Ballina Aktualitet Dosja “Balluku”/ SPAK e BKH kryen 19 kontrolle tek zyrtarë e biznesmenë...

Dosja “Balluku”/ SPAK e BKH kryen 19 kontrolle tek zyrtarë e biznesmenë të dyshuar si të përfshirë në tendera

43
0

Si pjesë e hetimeve për çështjet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorët e saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe në ambientet e punës së disa punonjësve të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatës Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre institucioneve shtetërore.

Kontrollet u kryen nga agjentët e BKH pa praninë e policisë së shtetit, të paktën në tre raste në zonën nën juridiksionin e komisariatit numër tre. Mes personave që iu kontrolluan banesat dhe ambientet e punës ishin edhe drejtuesit dhe familjarët e kompanive ndërtuese, përfshirë banesat e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it, Gentian Gjyli, ish-drejtor i ARRSH-së, Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Më herët VNA raportoi se kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike.

Kontrollet janë pjesë e procesit hetimor ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për caktimin e masës së arrestit. Hetimi synon të zbardhë çdo lidhje mes tenderave të dy kompanive ndërtuese dhe zyrtarëve shtetërorë.