Ballina Aktualitet EMRAT/ Detaje nga kontrollet për dosjen “Balluku”, SPAK “zbarkon” te biznesmenët e...

EMRAT/ Detaje nga kontrollet për dosjen “Balluku”, SPAK “zbarkon” te biznesmenët e njohur!

81
0

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimit penal që lidhet me zv.kryeministren, Belinda Balluku.

Veprimet procedurale kanë pasur për qëllim sigurimin e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore.

Kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike, shkruan vna.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.