Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk është parti e dhunës, ndërsa shtoi se Ramën do e rrëzojnë nga pushteti me qendresë.
“Opozita ka mundësitë për të bërë ligjin dhe kushtetutën. Ne e nisëm betejën tonë në Parlament. Ju siguroj juve dhe thash; e para opozitën e keni të vërtetë! Kjo është me rëndësi. E nisëm në Parlament. Ju ftuam ju që të mbushim sheshin. Ne nuk jemi parti e dhunës. E di që disa prej jush mendojnë se këta meritojnë dajakë. Ata meritojnë hurin dhe kaluar hurin. Por mos të humbasim durimin. Si e përmbysëm diktaturën e Enver Hoxhës. Ne nuk rrëmbyem armën, por ia hoqëm barrikadat. Ata e gjetën me barrikada kur donin të dilnin me tanke. Në 97 erdhën me rebelim, me dhunë dhe armë, i përzumë me votë. Tani do t’i përzëmë dhe ky është misioni ynë, me vendosmërinë më të madhe.! Jemi forcë demokratike, opozitë demokratike. Ne do të përdorim çdo mënyrë. Rama të gjejë vrimën e miut dhe të futet! Do të zëmë sheshet çdo natë. Rruga nuk është dhuna, por qëndresa. Do të rrimë aty deri sa të ikë Rama.”, tha ai.







