Ballina Kronika Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb...

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

23
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 11:40 në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën në punë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore. Si pasojë e këtij kontakti, i riu ka humbur jetën në vend.

Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të urgjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.