Ballina Politika ‘Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e...

‘Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon aksionerin e vërtetë të “KAYO”-s

71
0

Enri Çeno, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike ka zbuluar lidhjen e kompanisë “KAYO” me një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, çka sipas tij ka ndikuar edhe në marrëveshjen për prodhimin e armatimeve.

I ftuar në një emision televiziv, Çeno u shpreh se një shtetas hebre, me të cilin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kanë shumë miqësi, ka ndikuar edhe në prishjen fillestare të marrëdhënieve mes Ramës dhe SHBA.

“Kur siguria kibernetike i lihet në dorë një grupi kriminal, shteti ka rënë. SHBA kam, informacion, sepse flitet deri tani për Agasin që cilësohet si kordinator i krimit të organizuar nga Ahmetaj, por Rama dhe qeveria ka një koordinator tjetër për të cilin nuk flitet askund. Kordinator i Investitorëve strategjik, përfaqësues i komunitetit hebre, Ron Yeffet, I cili ka pasaportë amerikane dhe shqiptare të fundi. Është ky personazh që ka mbajtur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me investimet e huaja. Janë marrëveshjet tij me Ramën që krijuan edhe përplasjet e para me institucionet amerikane. Në bashkëpunim me institucionet e reja në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri atë që u bë me prodhimin e armatimeve, që lidhet drejtë për drejtë me ju. Këto kanë aksione në kompaninë KAYO. Zotëria me grupin e interesit të tij, kanë nisur të gjobisin edhe investitorët e tjerë, investitorë të mëdhenj europianë dhe amerikanë. Në fushën e Investimeve strategjike bënte atë që bën Agasi. Afërsia e tij me Ramën është e tejskajshme. Rama rrinte në shtëpinë e tij në NewYork, i ka shkuar në dasmën e vajzës dhe funeralin e babait. Balluku ka ndenjur në shtëpinë e tij të pushimit. Është përgjuar biseda e tij me Ramën nga shërbimet izraelite dhe amerikane. Në 2026 do jetë një vit shumë problematik, Rama duhet të ndjehet I rrezikuar”, tha ai.