Ballina Sport Boxing Day në Premier League, Dorgu i jep fitoren Manchester United ndaj...

Boxing Day në Premier League, Dorgu i jep fitoren Manchester United ndaj Newcastle

27
0

Ndeshja e vetme e parashikuar të luhej në të famshmen Boxing Day në Premier League angleze ishte ajo mes Manchester United dhe Newcastle, sfidë që hapi javën e 18 të kampionatit.

Në Old Trafford, ishte skuadra e Amorim ajo që mori 3 pikët e kësaj përballjeje pasi arritit t’i imponohej Neëcastle me rezultatin e ngushtë 1-0. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 24, nga Dorgu që shënoi me një gjuajtje shumë të bukur fluturimthi me të majtën. Newcastle, që para pësimit të golit rrezikoi në portën e Djajve të Kuq me Miley dhe Murphy, shpëtuan nga kapitullimi falë pritjeve të portierit të tij.

Në pjesën e dytë, ishte Sesko që fali miqtë teksa gjuajtja e tij u ndal nga tramversa, por menjëherë në krahun tjetër ishin lojtarët e Newcastle që u ndalën nga shtylla.

Episodet e fundit të ndeshjes janë shansi i humbur nga Dalot për të shënuar golin e dytë si dhe ndërhyrja e Lammers ndaj Joelinton. Ndërsa në minutat shtesë ishte sërish Miley që shpërdoroi nga shumë pranë portës. Në fund, fitorja i shkoi Manchester United që shkon në kuotën e 29 pikëve duke u barazuar për momentin me Chelsea dhe Liverpool dhe zona Champions është shumë pranë.