Mes të ftuarve që ndoqën koncertet e Ebru Gündeş gjendeshin të famshëm si Bergüzar Korel, Gökhan Tepe, Şebnem Sungur, Oğulcan Engin dhe Mustafa Aksakallı. Në një deklaratë për mediat, Bergüzar Korel tha se kjo ishte hera e saj e parë që merr pjesë në një koncert të këngëtares. Ndërsa rrëfeu humbjen e 10 kilogramëve për projektin e saj të ri, aktorja tha se procesi ishte i gjatë dhe i lodhshëm.
“Ishte si kamp ushtarak”, tha ajo duke shtuar se e kaluara si ish-sportiste e ka ndihmuar shumë. E pyetur nga gazetarët se me cilin koleg ndihet më rehat kur bashkëpunon, përgjigjja e saj padyshim që ishte bashkëshorti, Halit Ergenç.
“Kanë qenë të gjithë shumë të mirë. Të aktrosh me Halit është kënaqësi e veçantë, por të punuarit me të është më e vështirë. Të jetuarit në të njëjtën shtëpi dhe në sheshxhirim njëkohësisht ishte pak sfiduese. Asokohe ne kishim vetëm një fëmijë, kështu që ishim pak të ndarë, por sigurisht puna është në qendër dhe është e pashmangshme që ta marrësh në shtëpi. Ishte e mrekullueshme, por ka qenë një kohë e gjatë dhe do të donim të ishim sërish në një projekt bashkë me Halit.”
Bergüzar pranoi se xhirimet i ndikuan edhe në jetën private, “por e menaxhuan mirë.”. Aktorja tha se fëmijët vijnë herë pas here në sheshxhirim, por nuk krijojnë probleme.







