Ballina Lifestyle Fansat spekulojnë se Harry Styles do rikthehet sërish, ja çfarë ka nxitur...

Fansat spekulojnë se Harry Styles do rikthehet sërish, ja çfarë ka nxitur dyshimet…

15
0

Një veprim i Harry Styles ka ngjallur spekulime se ai po rikthehet në muzikë, pasi artisti ka qenë larg skenës muzikore për dy vjet e gjysmë pas përfundimit të turneut të tij “Love On Tour”.

Një surprizë i priste fansat e tij, ndërsa Styles postoi një video të re në kanalin e tij zyrtar në YouTube të shtunën, më 27 dhjetor , duke ringjallur spekulimet rreth rikthimit të tij të afërt. Këngëtari, një ish-anëtar i One Direction, postoi videon gati nëntë minutëshe me titullin e thjeshtë “Forever, Forever”, i cili, megjithatë, nuk kishte përshkrim.

Pamjet fillojnë me pamje të fansave të mbledhur në koncertin e tij, duke folur për entuziazmin e tyre për atë që do të vinte, përpara se ai të shfaqet në piano duke luajtur një baladë që e kishte performuar në koncertin e fundit të turneut të tij në Itali.

Performanca u zhvillua në RCF Arena Campovolo në Reggio Emilia, ku përfundoi “Love On Tour” në vitin 2023.

Videoja përfundon me frazën “ne i përkasim njëri-tjetrit”, gjë që i shtyu shumë fansa ta interpretojnë postimin si një mesazh të rikthimit të tij në diskografi, pas një periudhe abstinence gjatë së cilës, sipas raportimeve, ai ishte përqendruar në vrapimin dhe largimin nga “dritat” e publicitetit.

Vitin e kaluar, Harry Styles ishte rikthyer në studio për të regjistruar një album të ri, sekret, i cili përshkruhet si më “emocionali” i karrierës së tij.