Ballina Sport Nga Dembele te Ronaldo, mësoni fituesit e “Globe Soccer Awards”

Nga Dembele te Ronaldo, mësoni fituesit e “Globe Soccer Awards”

23
0

Në Dubai u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve për më të mirët e “Globe Soccer Awards 2025”.

Ousmane Dembele u shpall “Lojtari më i mirë”, duke marrë çmimin kryesor të mbrëmjes. Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, u vlerësua si mesfushori më i mirë në botë, duke lënë pas emra si Jude Bellingham dhe Pedri.

Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i vitit, pas një sezoni me gjashtë trofe të fituar me klubin parizien. Cristiano Ronaldo u vlerësua si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme. Lamine Yamal fitoi çmimin “Maradona Awards” dhe u shpall gjithashtu sulmuesi më i mirë.

PSG u konfirmua si klubi më i suksesshëm i vitit.