Qytetarët në Vlorë kanë nisur një protestë masive në rrugët e qytetit për shkak të ndërprerjes së ujit prej tre ditësh.
Pasi u futën në ambientet e teatrit dhe ndërprerën një mbrëmje gala që zhvillohej aty, ata e vijuan protestën e tyre në rrugët e qytetit.
Duke ecur me bidonë dhe pankarta në duar, ata bënë të pamundur qarkullimin e automjeteve për minuta të tëra.







