Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45,7% të votave, sipas exit poll-it të kompanisë UBO Consulting, të prezantuar në Debat Plus, në RTV Dukagjini.
Sipas këtij exit poll-i, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22% të votave.
E trata, sipas UBO-s, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15,6% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5,3% të votave.
Nisma Socialdemokrate, sipas këtij exit poll-i, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke marrë vetë 1,7% të votave.







