Ballina Opinion Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

30
0

Nga Ylli Manjani

E kuptoj shumë mirë se ka sot shumë njerëz që nuk duan të shohin problemin ekonomik që po sjell terrori penal ndaj bisnesit, kompanive dhe parasë.

Gjithashtu e kuptoj se ka njerëz, komentues publikë madje, që gdhihen e ngrysen me mendjen te Gys Agasi. Opinioni i tyre sot për sot ka ngelë mendërisht shtatzënë duke pritur që SPAK të lëshojë për botim videot me seks të tij.

Por po përpiqem të kërkoj vemendjen e arsyeshme se goditja penale dhe më tej akoma publike ndaj bisnesit në këtë vend përbën akt terrori dhe me pasojë të rëndë ekonomike.

Në vijim të sa parashtrova dje, po ju sjell në vemendje disa fakte të rënda që tregojnë se nuk po goditet korrupsioni, por ekonomia:

1. Vetëm në rrugë bankare del se janë transferuar në një vit të vetëm rreth 760 milionë Euro jashtë shteti, me justifikim blerje dhe investime andej.

Imagjinoni sa kalojnë jashtë sistemit bankar. Në një vit të vetëm dmth. Tendenca është në rritje dhe, dukshëm shkon në proporcion me rritjen e klimës së terrorit penal kundër biznesit, investimeve dhe bisnesmenëve.

Dëmi është i madh po ti llogarisësh sikur të ishin futur në xhiron ekonomike këtu dhe, kur mendon se ato para nuk kthehen dot më sepse do duhen paguar taksa ekstra.

Pra bisnesi po paketon plaçkat për të ikur..!!!!

Dakord?!

Apo punë e madhe!

Mirë ti bëhet!!!

2. As ne Somali nuk proçedohet penalisht kompania, as aksionerët apo ortakët. Proçedohet administratori, ndërsa kompanitë përgjigjen për dëmet që sjellin vetëm financiarisht.

Ky është rregulli bazë i ndarjes së përgjegjësisë ligjore në çdo shtet normal.

Apo ç’e deshe?!

Bjeri qenit, se ka ai…!!!

3. Askund, po askund nuk ndodh që ndjekja penale të kërkojë mbështetje apo të dekorohet nga qeveri të huaja. Ça do të thotë kjo që ata i paguajmë ne dhe ata punojnë përmtë huajt?

Pra qeveritë e huaja kërkojnë të largojnë bizneset vendase për çfarë?!

Për të sjellë tyret?!

Uau!?

Kulmi!

Dakord, po ku janë kompanitë e huaja?! Keni parë ndonjë vërdallë?!

4. Kriminalizimi me çdo kusht i biznesit po shton kostot financiare që mirë është tua themi turmave shtatzënë nga trutë me “pandëshkueshmërinë”.

Bisneset po kërkojnë mbrotje në arbitrazhe dhe në gjykata të huaja, të cilat nuk do ndëshkojnë prokurorët, as gjykatësit që sdo jenë më në ato detyra, por financat tona.

Pra mirë që shkatërrojmë ekonominë, por edhe rrisim kostot publike.

Këto janë fakte të një realiteti të zymtë. Ka edhe të tjera padyshim, por kaq kam parë e kuptuar unë nga bisedat për shkak të punës.

Bëjmë mirë ta lexojmë, ta njohim kët realitet dhe ta ndalojmë disi.

Duhet bërë diçka tani, më vonë do jetë shumë vonë.

Kush do të ngelet shtatzënë në tru me videot e Gysit, le të vijojë. Punë qejfi është kjo gjë…

Por kostot që na presin janë të mëdha.

P.S. nga disa komente që lexoj mbi këtë temë bërej urrejtje mdaj bisnesit.

Përveç se na bëni të kuptojmë më mirë egërsinë e Enver Hoxhës ndaj ekonomisë private, asgjë tjetër nuk na sillni.