Ballina Kosovë Fitorja e VV në zgjedhje/ Raportuesi për Kosovën në PE: T’i jepet...

Fitorja e VV në zgjedhje/ Raportuesi për Kosovën në PE: T’i jepet fund bllokadës. Kurti përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë pragmatike

28
0

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike, pasi sipas tij i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”.