Ballina Lifestyle Pulisic ngre ‘kartonin’ e kuq, mohon lidhjen me Sydney Sweeney

Pulisic ngre ‘kartonin’ e kuq, mohon lidhjen me Sydney Sweeney

33
0

Ylli i Milanit, Christian Pulisic, ka hedhur poshtë aludimet se ka nisur një lidhje me aktoren Sydney Sweeney.

Së fundmi, vërshuan lajme të bazuara në burime anonime se futbollisti ishte shumë i lumtur për romancën e re.

Megjithatë, duket se burimet e kanë pasur gabim sepse ai nuk ka folur për Sydney dhe kërkon që njerëzit të mos shpikin më histori për jetën e tij private.

“Duhet që burimet të mbajnë përgjegjësi, mund të ndikojnë në jetën e njerëzve”, shkroi Pulisic në një postim në rrjetet sociale.

Situata të tilla mund të shërbejnë si shpërqendrim për shumë futbollistë, por Pulisic u sigurua që mëngjesin e së dielës të shënonte golin e tij të 10-të për këtë sezon në ndeshjen e radhës së Milanit. Kjo bëri që ekipi i tij të renditej i pari në Seria A.

Nga ana tjetër, jeta personale e Sydney shpesh përflitet në mediat rozë dhe së fundmi ajo duket se ka një lidhje me producentin Scooter Braun.

Christian dhe Sydney mund të jenë një çift që fansat do ta donin, por mes tyre s’ka asgjë.