Ballina Sport Sulmuesi i njohur thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

Sulmuesi i njohur thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

25
0

Edinson Cavani thotë mjaft. Sulmuesi uruguajan lë futbollin e luajtur në moshën 38-vjeçare. Cavani e nisi te Danubio, ku ai bëri debutimin e tij të parë në vitin 2005. Talenti i tij shpejt i siguroi një transferim te Palermo në vitin 2007.

Tek Napoli, Cavani u bë i famshëm nga viti 2011 deri në vitin 2013, duke udhëhequr sulmin e skuadrës italiane përpara se të transferohej si titullar te Paris Saint-Germain.

Cavani së fundmi bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.

“Më ke formuar, më ke sfiduar, më ke mësuar të ngrihem gjithmonë kur rrëzohem dhe të vlerësoj çdo hap gjatë rrugës. Më ke lejuar të arrij ëndrra që më dukeshin të pamundura si fëmijë dhe të takoj njerëz të jashtëzakonshëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”.

“Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa familjen, miqtë, shokët e ekipit, trajnerët dhe, mbi të gjitha, njerëzit e mi. Dashurinë e tifozëve në çdo vend dhe në çdo klub do ta mbaj me vete përgjithmonë”.

Po largohem në paqe, i qetë duke e ditur se dhashë gjithçka në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Me gabime dhe suksese, por gjithmonë me respekt për këtë profesion që më ka dhënë kaq shumë”.