Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. M., 68 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në rrugën e re të portit, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. L., 80 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-A. A., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje dhe në gjendje të dehur, dhe si pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, 41-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin T. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit T. K..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të ngacmojë seksualisht, një 21-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.







