Kryeministri Edi Rama mbrojti edhe një tjetër hajdut të qeverisë së tij në konferencën për shtyp të fundvitit.
Duke vlerësuar prokurimet publike, Rama tha se kreu i këtij komisioni është një personalitet.
Në fakt Jonaid Myzyri është marrë nën hetim nga SPAK dhe ndaj tij është ngritur akuzë.
“Shqipëria në prokurime publike është 1 në rajon. Komisioni i prokurimeve publike ka marrë vlerësime nga më të ndryshmet. Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike është personalitet ndërkombëtar në fushën e prokurimeve publike. Iu ngrit akuzë një javë para se të futej në garë për t’u rizgjedhur. Një aset me medalje ajri,” tha Rama.
Ndërkohë ‘aseti’ i Edi Ramës është një njeri që ka dalë në përgjime duke u bërë presione vartësve për të firmosur sipas dëshirës së tij.
‘Firmosim si dele për xhuxhin,” thonë ata. Ndërkohë dihet se përfituesi kryesor është ‘palloshi’, nëse do i referohemi mënyrës se si e etiketon Belinda Balluku, Edi Ramës.
Sa u përket prokurimeve, vetëm para pak muajsh, Departamenti i Shtetit në SHBA publikoi raportin vjetor ku nxin këtë fushë.
“DASH evidenton korrupsionin e vazhdueshëm në procesin e prokurimeve shtetërore, ku kontratat shpesh jepen përmes procedurave të dyshimta dhe të mbyllura. Përkundër përpjekjeve të qeverisë për të promovuar transparencë në tenderime – përmes platformës “Open Procurement” dhe dixhitalizimit të shërbimeve – raporti vëren se realiteti në terren mbetet problematik,” thuhet në raport.
Ndërsa përgjimet në dosjen e Belinda Ballukut tregojnë qartë se sa u përket prokurimeve, Edi Rama, Balluku dhe zyrtarët e tjerë të lartë funksionojnë si një bandë kriminale.
Në këtë rast, kreu i bandës i mbron gjithmonë hajdutët e tij.







