Ballina Kronika Përvetësoi një apartament në Vlorë, duke falsifikuar dokumentet, shqiptari arrestohet në Gjermani....

Përvetësoi një apartament në Vlorë, duke falsifikuar dokumentet, shqiptari arrestohet në Gjermani. Do të ekstradohet drejt vendit tonë

31
0

Një 60-vjeçar është arrestuar sot nga Gjermani, pasi akuzohet se përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar një banesë në Vlorë. Bëhet fjalë për shtetasin Hito Musaj, i cili pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

Hito Musaj, 60 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale”.
Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit Musajt në Shqipëri.