Punonjësi i sigurisë në Spitalin rajonal të Fierit është plagosur me thikë, pas konflikti me një qytetar, i cili ka shkuar me urgjencë në spital.
Sipas burimeve policore, 44 – vjeçari Shkelqim Murati pasi ka shkuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal Fier, ka parkuar makinën keq duke i penguar rrugën ambulancës.
Përballë kësaj situate punonjësi i sigurisë , e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit.
Kjo gjë duket se ka acaruar 44- vjeçarin , i cili i ka bërtitur “ Pse më ke lëvizur makinën” dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës lehtë në njërin krah.







