Ballina Sport Ronaldo ndërpreu një rekord që zgjati 16 vite

Ronaldo ndërpreu një rekord që zgjati 16 vite

18
0

4 maji 2024.

Kjo ishte hera e fundit që Cristiano Ronaldo shënoi një ‘hat-trick’.

Pavarësisht se ka realizuar 41 gola që nga momenti kur festoi 40-vjetorin e tij dhe se është gjithnjë e më pranë shifrës së shumëdëshiruar prej 1.000 golash (aktualisht ka 957), ylli portugez e mbylli vitin 2025 pa shënuar tre gola në një ndeshje të vetme, duke i dhënë fund një serie që kishte zgjatur plot 16 vite radhazi.

Kapiteni i Al Nassr-it ishte pranë një hat-trick-u edhe këtë dhjetor, në fitoren ndaj Al Akhdoud (3-0), skuadër e drejtuar nga Paulo Sérgio, por goli i tretë iu anulua për pozicion jashtë loje. Që nga mbërritja e tij në Arabinë Saudite, tri vite më parë, Ronaldo ka realizuar gjithsej gjashtë ‘hat-trick’-e.

‘Hat-trick’-u i fundit me kombëtaren e Portugalisë daton nga fitorja e thellë ndaj Luksemburgut (5-0), në fazën kualifikuese të Botërorit 2022, në tetor të vitit 2021. Po atë vit, ai realizoi edhe një tjetër ‘hat-trick’ më 14 mars me fanellën e Juventusit. Gjatë kalimit të dytë te Manchester United, Ronaldo shënoi gjithashtu dy ‘hat-trick’-e, kundër Tottenhamit dhe Norwichit në Premier League.

Për të kujtuar vitin e fundit kur Cristiano Ronaldo nuk shënoi asnjë ‘hat-trick’, duhet të kthehemi pas deri në… vitin 2009. Hera e parë që ai realizoi tre gola në një ndeshje ishte më 12 janar 2008, me Manchester United kundër Newcastle (6-0), ndërsa hera pasuese erdhi vetëm më 5 maj 2010, tashmë me fanellën e Real Madridit.