Ballina Europë “Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

15
0

Vullkani Etna ka nisur një fazë të re aktiviteti, me një rrjedhje llave që ka filluar më 1 janar 2026 në lartësi rreth 2,000 metrash.

Rrjedha po lëviz drejt pjesëve më të ulëta të Valle del Bove, duke arritur afërsisht në 1,500 metra, por për momentin nuk kërcënohen zonat e banuara.

Ekipet shkencore po monitorojnë ngjarjen nga afër, ndërsa autoritetet raportojnë se nuk ka dëme ose probleme në infrastrukturë.

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, vazhdon të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm.