Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar pas arrestimit me urdhër të Donald Trump të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Maduro akuzohet për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe mjeteve shkatërruese, si dhe komplot për posedim të tyre kundër Shteteve të Bashkuara.
Lapaj shprehet se kapja e shteteve dhe vendosja e tyre në shërbim të narko-trafikut duhet luftuar kudo pasi regjimet që ngrihen mbi to shkatërrojnë demokracitë dhe shkelin dhunshëm të drejtat e njeriut.
Ai shton më tej se sot, bota dëshmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten lider në luftën ndaj diktatorëve dhe krimit shtetëror.
Lapaj thekson se autokratët kudo në botë morën sot një mesazh të qartë!
Lufta kundër narko-trafikut është globale. Kapja e shteteve dhe vendosja e tyre në shërbim të narko-trafikut duhet luftuar kudo pasi regjimet që ngrihen mbi to shkatërrojnë demokracitë dhe shkelin dhunshëm të drejtat e njeriut. Sot, bota dëshmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten lider në luftën ndaj diktatorëve dhe krimit shtetëror.
1 vit më parë në zgjedhjet e mbajtura në Venezuelë, Maduro deformoi vullnetin popullor për ndryshim përmes votës, duke përdorur administratën, resurset shtetërore dhe frikën.
Sot, autokratët kudo në botë morën një mesazh të qartë!







