Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas lajmeve nga Venezuela, duke deklaruar se BE-ja mbështet “një tranzicion paqësor dhe demokratik” në vend dhe qëndron pranë popullit të tij pas arrestimit të Nicolas Maduro.
“Po ndjekim nga afër situatën në Venezuelë. Jemi pranë popullit të Venezuelës dhe mbështesim një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së,” tha shefja ekzekutive e BE-së në një postim në X.
“Bashkë me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kalas, dhe në koordinim me shtetet anëtare të BE-së, po sigurohemi që qytetarët e BE-së në vend të mund të llogarisin në mbështetjen tonë të plotë,” shtoi ajo.







