Ballina Lifestyle Brooks Nader “ndez” Aspenin me paraqitje provokuese

Brooks Nader “ndez” Aspenin me paraqitje provokuese

27
0

Modelja e njohur amerikane Brooks Nader ka tërhequr gjithë vëmendjen teksa është parë duke u nisur për një darkë në Aspen, e veshur me pantallona të shkurtra lëkure që nxorën në pah linjat e saj trupore.

Ylli i pasarelave zgjodhi një stil të guximshëm, duke kombinuar hot pants-at me një xhaketë elegante dhe çizme dimërore, perfekte për ambientin luksoz malor.

Paraqitja e saj nuk kaloi pa u komentuar nga fansat dhe paparacët, të cilët e kanë quajtur look-un “tërheqës” dhe “plot vetëbesim”. Brooks, e njohur për paraqitjet e saj sensuale dhe stilin modern, dëshmoi edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë në pasarelë apo në dalje private.

Aspeni, i njohur për vizitat e figurave VIP gjatë sezonit të dimrit, duket se ka fituar edhe një arsye më shumë për të qenë në fokus, falë paraqitjes së zjarrtë të Brooks Nader.