Gjykata Speciale, njofton se në rastin `Thaçi dhe të tjerët` (vepra kundër administrimit të drejtësisë), është caktuar Paneli i Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së re referuese të Thaçit.
Njoftimi:
“Më 30 dhjetor, Kryetare Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur në lidhje me kërkesën referuese të dorëzuar nga Hashim Thaçi në të njëjtën ditë.
Gjykatësit Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr Hofmański do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë referuese që pason vendimin e Gjykatës së Apelit të 28 tetorit 2025″, njofton Specialja.







