Ballina Lifestyle Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen...

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

36
0

Tommy Lee Jones dhe familja e tij kanë reaguar për herë të parë në lidhje me vdekjen e vajzës, Victoria, në moshën 34-vjeçare. Ndërkohë një dëshmitar ka dhënë detaje tronditëse rreth orëve që çuan në tragjedi.

Ndihma e parë mbërriti në hotelin luksoz “Fairmont” në San Francisko në orën 2:52 të mëngjesit të Vitit të Ri. Ata kishin marrë një raport për një mbidozë të dyshuar me një viktimë që kishte pësuar “ndryshime ngjyre”, shkruan “Daily Mail” duke iu referuar audios 911.

Media e njohur shkruan se edhe pse personeli i urgjencës u përpoq që të sillte në jetë vajzën e aktorit të famshëm, e reja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes. Policia menjëherë ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, burime të brendshme të zbatimit të ligjit pretenduan se buzët dhe thonjtë e saj kishin një nuancë blu kur mbërritën ndihmësit e parë, duke nxitur dyshimet se ajo kishte marrë mbidozë.

34-vjeçarja supozohet se ishte në hotel për të festuar Vitin e Ri me një grup prej tre ose katër personash që folën me shërbimet e urgjencës, me një dëshmitare femër që raportoi se Victoria përdori kokainë atë natë, pohuan burimet për TMZ.

Familja e shkatërruar e të resë lëshoi ​​një deklaratë të nesërmen, duke thënë:

“Ne i vlerësojmë të gjitha fjalët, mendimet dhe lutjet e mira. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. Faleminderit”.