Ballina Kronika DURRES/ Dhunë në familje, aksident, thyerje masës arrestit, policia pranga dhe...

DURRES/ Dhunë në familje, aksident, thyerje masës arrestit, policia pranga dhe shpallje në kërkim disa persona

143
0

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 31 vjeç, banues në Durrës.
31 vjeçari me automjetin që drejtonte, në aksin Sallmone–Shijak, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E. H., 51 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili është person me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, pasi nga kontrolli i ushtruar mbrëmjen e djeshme nuk është gjetur në banesë.
Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Më datë 02.01.2026 është paraqitur shtetasja M. Ç., 19 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kallëzon se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi G. Ç., 31 vjeç. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.