Ballina Sport Fjalët e Luka Modriçit e tronditën Serbinë, tregon të vërtetën e madhe

Fjalët e Luka Modriçit e tronditën Serbinë, tregon të vërtetën e madhe

46
0

Ylli i futbollit botëror, Luka Modriç, në një intervistë për gazetën italiane ‘Corriere della Serra” shkaktoi “tërmet” në Serbi, ku ai foli për vrasjen e gjyshit të tij nga serbët gjatë luftës në vitet e 90-ta.

Mediat në Serbi u përpoqën ta kundërsulmonin Modriçin duke publikuar anën tjetër të historisë.

Deklarata e tij serbët i ka futur në siklet të madh.

Ditë më parë, Modriçi jep një intervistë të fuqishme për gazetën italiane, duke treguar për gjenocidin serb.

“Me krenari mbaj emrin e gjyshit. 

Kur isha i vogël nuk shkoja në kopsht, qaja gjithmonë, kështu që më çuan te shtëpia e tij afër malit Velebit, në Dalmaci.

Jam rritur me kafshët, argëtohesha duke u tërhequr litarin kecave.

Po më ngacmoni një plagë të tmerrshme. Ishte dhjetor i vitit 1991, isha 6 vjeç.

Një mbrëmje gjyshi nuk u kthye në shtëpi dhe shkuan ta kërkonin.

E kishin qëlluar çetnikët serbë në një livadh afër rrugës. Ishte 66 vjeç dhe nuk i kishte bërë keq askujt.

Ne lamë gjithçka dhe shkuam në fillim në Makarska, në kampin e refugjatëve, pastaj në Zara”, kishte thënë Modriç.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar tronditje tek serbët.

Ndryshe, Modriç sot luan për Milanin dhe është bashkëlojtar me lojtarin shqiptar, Ardon Jasharin.

Pamfleti serb “Kurir” shkruan në mënyrë skandaloze duke mbrojtur krimet serbe ndaj popullatës kroate.

Ky pamflet del me titull skandaloz: “Nuk ka prova se kush e vrau gjyshin e Modriçit”.

“Nuk ka prova se kush e vrau gjyshin e Modriçit!

Luka tronditi edhe një herë botën me deklaratën e tij, por heshti për anën tjetër të historisë!

Nëna e tij, Radojka, është me origjinë serbe, dhe familja e tij…” shkruan me siklet pamflet serb.