Ballina Bota ‘Kush tallet me Trump, do të ketë fatin e Maduros’/ Mesazhi i...

‘Kush tallet me Trump, do të ketë fatin e Maduros’/ Mesazhi i fortë i Marco Rubio për liderët e tjerë

38
0

Një mesazh i qartë dhe i prerë u është dërguar liderëve botërorë që tentojnë të “luajnë lojëra” me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se presidenti aktual amerikan është një njeri i veprimit që nuk toleron sfida.

Ky paralajmërim i ashpër u artikulua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjatë konferencës për shtyp të Presidentit të ShBA, Donald Trump, ku u përdor rasti i Nicolas Maduros së Venezuelës si shembull kryesor i pasojave që vijnë nga refuzimi i rrugëve paqësore.

Sipas deklaratës, Nicolas Maduro ka pasur “shumë mundësi dhe oferta bujare” për të shmangur krizën aktuale, por ai zgjodhi të “bënte lojë” dhe mori përgjigjen e merituar. Mesazhi për botën është se ka shumë aktorë të tjerë që duan të ndjekin të njëjtën rrugë, por ata duhet ta kuptojnë se koha e lojërave ka mbaruar.

Rubio e përshkroi presidentin Trump si “presidenti i 47-të i SHBA-së”, i cilësuar si një lider që kur thotë se do të bëjë diçka, e merr seriozisht dhe vepron.

“Ky nuk është një person i cili vetëm flet, dërgon letra dhe mban konferenca për shtyp. Kur ai thotë që do të bëjë diçka, e ka seriozisht,” theksoi Rubio, duke shtuar se çdo kërcënim ndaj sigurisë kombëtare amerikane do të adresohet pa hezitim.

Marco Rubio: Po dua të sqaroj një gjë. Nikolas Maduro ka pasur shumë mundësi për ta shmangur këtë. Janë dhënë shumë shanse, shumë oferta bujare, por në fakt ai vendosi që të bënte lojë dhe e mori përgjigjen sot. Mesazhi është i tillë. Sot kemi persona, sikurse janë shumë ata në botë që duan të bëjnë lojëra. Janë ata të cilët duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendet e tyre, ata të cilët dërgojnë bandat e tyre në vendin tonë. Janë persona të cilët duan të luajnë me ne duke menduar se s’do t’ju ndodhë gjë. Po shpresoj që tani ta kuptojnë se kemi një president, atë të 47-in e SHBA-së, i cili nuk bën lojëra. Kur të thotë se do ta bëjë diçka, kur të thotë se do ta trajtojë një problem, e ka seriozisht dhe vepron. Unë e kam parë këtë proces prej gati 14, 15 vitesh. Të gjithë thonë do bëjmë këtë, do bëjmë atë, por ky është një president i veprimit. Nuk e kuptoj sikur presidentët e tjerë nuk e kanë kuptuar këtë, nuk i kanë dhënë zgjidhje. Por tani ky është presidenti që kemi dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Ai nuk është një person i cili vetëm flet edhe dërgon letra dhe mban konferenca për shtyp. Kur ai thotë që do të bëjë diçka, e ka seriozisht. Dhe ky përbënte kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Presidenti ynë e adresoi këtë. Ai është një president i paqes. Sikurse thashë, Maduro kishte shumë oferta. Ai mund të jetonte diku tjetër, shumë i lumtur, por donte të bënte të fortin me ne. Dhe tani do përballet me shumë më tepër problematika. Mesazhi që përcjellim botës, presidenti ynë nuk do të zihet me njerëzit. Ai do që të jetë miqësor me të gjithë, por mos bëni lojëra. Mos bëni lojëra me këtë president që është në detyrë.