Ballina Politika Lea Ypi si kryeministre e qeverisë teknike? Berisha se përjashton mundësinë: Është...

Lea Ypi si kryeministre e qeverisë teknike? Berisha se përjashton mundësinë: Është shkrimtare e mirë

62
0

Teksa në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri, ka reaguar për herë të parë kreu i PD-së Sali Berisha.

Gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ndjekësit e tij, Berisha tha se Ypi është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj.

Por kryedemokrati theksoi gjatë fjalës së tij se qeveria teknike duhet të jetë një qeveri që besohet dhe mbështetet nga të gjitha palët.

I kam lexuar, po unë nuk mund të bëj një koment. Ajo është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë pretendimesh ka. Por qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet nga të gjitha palët dhe mbështetet nga të gjitha palët”, tha Berisha.

Kujtojmë që një reagim për emrin e Lea Ypit në krye të qeverisë teknike, e dha edhe Genc Gjokutaj,  avokati i Sali Berisha. Ai shkruante se pas kësaj ideje, qëndron kryeministri Edi Rama.