Ballina Sport Merkato/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt...

Merkato/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt Milanit

40
0

Një tjetër zhvillim interesant në merkato ka të bëjë me të ardhmen e dy sulmuesve të mëdhenj: Dusan Vlahovic dhe Robert Lewandowski. Dy lojtarë që kanë kontratën që skadon në qershor të vitit 2026 dhe tashmë mund të firmosin me klubet e ardhshme, nëse nuk rinovojnë me ekipet përkatëse.

Sipas Gazzetta dello Sport, Barcelona është skuadra që ka ngritur flamurin për Dusan Vlahovic. Katalanasit, me Lewandowskin që po i afrohet fundit të karrierës së tij, e shohin Vlahovic si pasardhësin ideal të polakut. Vlahovic, i konsideruar si një sulmues i fortë, i ri por me përvojë, ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, që ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e tij. Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën pagë prej 12 milionë eurosh që ai merr aktualisht në Torino. La Liga dhe Camp Nou janë një mundësi e jashtëzakonshme për Vlahovic të bëjë një hap të madh në karrierën e tij ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, është edhe Milani, i cili po monitoron me vëmendje situatën e të dy lojtarëve. Kuqezninjtë kanë shprehur interes të madh për Vlahovic dhe ende shpresojnë ta sjellin në Milano. Por gjithashtu, Milani ka në mendje edhe një alternativë të luksit, Robert Lewandowski. Nëse Barcelona do të mbyllte për Vlahovic, kjo mund të hapte rrugën për Lewandowskin, të cilin Milan e ka ndjekur prej javësh. Edhe pse më i moshuar, Lewandowski konsiderohet një lojtar me shumë përvojë dhe mund të sjellë liderizëm në sulmin e Milanit për sezonin e ardhshëm. Dy emra të mëdhenj që do të mbajnë vëmendjen e të gjithëve gjatë këtij merkatoje, me të ardhmen e tyre që mund të ndryshojë gjithçka për ekipet e mëdha evropiane.