Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 16 gradë celcius, ndëra ato minimale do të shkojnë deri në 3 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.
Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 5-6 ballë.







