Ballina Politika Sulmi i SHBA në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, Salianji: Shpresë për...

Sulmi i SHBA në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, Salianji: Shpresë për Shqipërinë!

36
0

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë, ku SHBA ka arrestuar Presidentin Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, duke i cilësuar ato si një shpresë për ndryshim edhe në Shqipëri.

“Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri. Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës”, shkruan ai.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ngjarjet në Venezuelë tregojnë se regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje janë të përkohshme dhe se, kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.

‘Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri. Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës.

Regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të forta, por janë të përkohshme. Kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.Edhe në Shqipëri, kush mendon se pushteti i mbështetur te bandat, manipulimi dhe kapja e institucioneve është i përjetshëm, gabon rëndë.

Historia e regjimeve kriminale ka një fund të përbashkët: shembjen!’, shkruan Salianji