Ballina Sport Xhaka në formën e jetës: gazeta zvicerane rrit shpresat për Botërorin 2026

Xhaka në formën e jetës: gazeta zvicerane rrit shpresat për Botërorin 2026

37
0

Në një analizë, kapiteni i Zvicrës përshkruhet si “trajner në fushë” dhe lider vendimtar, ndërsa përvoja e tij nga titulli botëror U17 shihet si avantazh për rrugëtimin në SHBA.

Zyrih – Granit Xhaka po e luan më mirë se kurrë rolin e kapitenit dhe organizatorit të lojës, duke ushqyer optimizmin për Zvicrën para Botërorit 2026. Kështu vlerëson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung, duke e cilësuar mesfushorin si figurë kyçe për stabilitetin dhe mentalitetin e ekipit në një turne ku shpesh vendosin detajet.

Sipas analizës, Xhaka po funksionon si “trajner në fushë”: vendos standarde, mban disiplinën taktike dhe e udhëheq skuadrën në momentet me presion. Shkrimi rikujton se ai e ka provuar ndjesinë e “kampionit bote” që në moshë shumë të re, kur në vitin 2009 fitoi Kupën e Botës U17 me Zvicrën.

Në prag të Botërorit në SHBA, ky profil lidershipi shihet si një nga garancitë më të rëndësishme që Zvicra të futet në turne me qetësi, rend dhe ambicie reale për një rrugëtim sa më të gjatë.