Ballina Europë Arrestimi i Maduros, Papa Leo XIV: Venezuela duhet të mbetet një vend...

Arrestimi i Maduros, Papa Leo XIV: Venezuela duhet të mbetet një vend i pavarur

37
0

“Sovraniteti i vendit duhet të mbrohet”, bëri thirrje Papa Leo XIV pas arrestimit të Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro.

Për më tepër, kreu i Kishës Katolike Romake theksoi se ” mirëqenia e popullit të dashur të Venezuelës duhet të mbizotërojë mbi çdo çështje tjetër dhe të çojë në kapërcimin e dhunës dhe miratimin e rrugëve të drejtësisë dhe paqes”.

Leo XIV bëri thirrje që Venezuela të mbetej një vend i pavarur dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, kujtojmë që ditën e djeshme presidenti i venezuelës, Nicolas Maduro u arrestua nga forcat amerikan, një operacion i urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Së bashku me Maduron u arrestua dhe bashkëshortja e tij.

Maduro akuzohet për një sërë krimesh: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi,  përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe  Konfiskim pasurie (forfeiture).

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, mbërriti në Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare Stewart në shtetin e Nju Jorkut për t’u dorëzuar te autoritet e drejtësisë amerikane.