Ballina Rajoni Arrestimi i Maduros, Vuçiç kundër SHBA-ve: Rezoluta 12 44 e Kosovës ka...

Arrestimi i Maduros, Vuçiç kundër SHBA-ve: Rezoluta 12 44 e Kosovës ka rënë, kërcënim për sigurinë e Serbisë është Prishtina, Tirana, Zagrebi…

50
0

“Rendi botëror ka rënë!”. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku diskutoi me tonë kritike për operacionin amerikan për kapjen e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro.

“Pas veprimeve në Venezuelë, është plotësisht e qartë se rendi publik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk zbatohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se ligji i forcës dhe ligji i më të fortit po dominojnë botën. “Pra, ju e shihni që nuk ka parime.

Kjo është arsyeja pse ne jemi veçanërisht të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, e cila është pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitë e mëdha, siç është Turqia. Ato po e armatosin me shpejtësi Prishtinën.

Një kërcënim i veçantë për sigurinë e Serbisë është aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, u shpreh Vuçiç.